Në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare të Autizmit, Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka bërë një vizitë në fondacionin “Fëmijët Shqiptarë”.
Ky fondacion i drejtuar nga zonja Liri Berisha, ka në qendër të tij këta të fëmijë të cilët kanë lindur autikë.
Gjatë vizitës së futbollistëve të kombëtares, fëmijët kanë organizuan një ndeshje futbolli ku luajtën së bashku me lojtarët e kombëtares A.
Pas përfundimit të ndeshjes, fëmijët kanë dhënë edhe dhuratën lojtarëve të kombëtares, dhuratë që e kishin përgatitur vetë për këtë vizitë.
Dhurata e fëmijëve autik për Kombëtaren e Shqipërisë është një top futbolli kuq e zi, i bërë nga fëmijët me letra duarsh.