April 29, 2024

Vendimi që shpalli Ilir Beqjan hajdut të parave të shqiptarëve. A ka moral të kërkojë uljen e pensioneve?

Ilir Beqja i koncensioneve korruptive në shëndetësi është politikani i tretë në Shqipëri që është certifikuar me vendim gjykate hajdut i parave publike. Si e kapi duke vjedhur Gjykata Kushtetuese 

Klasa politike shqiptare, sipas të gjithë raporteve ndërkombëtare dhe vendase, analizave, statistikave, sondazheve dhe bilanceve të vjedhjes së pasurive dhe parave publike, është ndër kupolat politike më të korruptuara në botë. Por, vetëm tre politikanë shqiptarë në këto 30 vite pluralizëm janë certifikuar nga gjykatat si hajdutë të fondeve publike. 

Ata janë ish-ministri Spiro Ksera, Koço Kokëdhima dhe Ilir Beqja. Ksera është dënuar për korrupsion me 30 milionë lekë të vjetra, ndërsa Kokëdhima dhe Beqja janë përjashtuar nga Parlamenti me vendime të Gjykatës Kushtetuese si përfitues të paligjshëm të fondeve publike.

Edi Rama e mbrojti deri në fund Ilir Beqjan në Kushtetuese dhe më pas e bëri sërish deputet, ministër dhe sërish deputet për të tretën herë, ndërsa lëshoi Kokëdhimën, i cili ishte kthyer në beun e jugut dhe kishte nisur një konflikt me Granoz Ruçin. 

Po le të ndalemi tek Ilir Beqja, emri i të cikit lidhet me koncensionet korruptive në shëndetësi, ndërkohë që ditët e fundit ka propozuar uljen e pensioneve dhe pagave. 

Çfarë thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e certifikoi Ilir Beqjan si hajdut? 

Në 7 tetor 2011, Gjykata Kushtetuese, me trupë gjykuese të përbërë nga Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Vitore Tusha, Sokol Sadushi, Sokol Berberi, Altina Xhoxhaj dhe Admir Thanza i hoqën mandatin e deputetit Ilir Beqaj pasi gjatë ushtrimit të mandatit kishte marrë tendera publike me anë të kompanisë së tij “Intech+” shpk. Në 1 gusht të 2009, Beqja ishte zgjedhur deputet në listat e Edi Ramës. Edhe pasi kishte marrë mandatin, vijonte të merrte para nga Bashkia e Durrësit, e cila në atë kohë drejtohej nga Vangjush Dako, i futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Neni 70/3 i Kushtetutës e ndalonte deputetin të përfitonte para publike. 

Në vendim, ndër të tjera thuhet se ‘neni 70/2 i Kushtetutës parashikon ndalim të ushtrimit të funksioneve të tjera nga deputeti. Ndërsa neni 70/3 konsideron të papajtueshme me funksionin e deputetit ushtrimin e “veprimtarisë fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. Ndalimet e tjera parashikohen me ligje të posaçme. Nga këto dispozita rezulton se Kushtetuta jonë ia delegon ligjeve të posaçme rastet e papajtueshmërisë (neni 70/2). Ajo ka preferuar të vendosë ndalimin në rang kushtetues dhe ta cilësojë si të papajtueshëm me funksionin e deputetit ushtrimin e aktivitetit fitimprurës prej tij, kur të ardhurat nga ky aktivitet burojnë nga buxheti i shtetit. Ky ndalim është i shprehur qartë dhe pa ekuivok nga kushtetutbërësi, i cili ka patur si qëllim eliminimin e plotë të mundësive për ta konsideruar funksionin e deputetit si një mundësi e mirë për të shtuar burimin e të ardhurave private nëpërmjet pozitës së favorshme që ka ai si anëtar i organit më të lartë përfaqësues….Nëse deputeti përveç pagës që do të merrte si i tillë, do të mund të merrte dhe të ardhura të tjera nga buxheti i shtetit për shkak të profesionit të tij primar, atëherë ky parim do të cenohej. Kjo i shërben parimit të shërbimit sa më të mirë ndaj qytetarëve dhe në fund të fundit parimit të demokracisë, ku çdo funksionar publik duhet të ushtrojë me të gjitha forcat dhe energjitë e veta detyrën për të cilën është zgjedhur ose emëruar, detyrë të cilën ai e ka pranuar me vullnetin e tij të plotë dhe të lirë. E kundërta mbart, natyrshëm, dyshime lidhur me besueshmërinë e publikut në cilësinë e përfaqësimit të tij’. 

Ilir Beqja është mbrojtur me pretendimin se kur ka marrë para publike nga Vangjush Dako, nuk ishte deputet, pasi nuk kishte bërë betimin si deputet. I vetmi anëtar i Gjykatës Kushtetuese që ka dalë në krah të Beqjas është Sokol Berberi. Ai ka pohuar se “gjykoj se, pretendimi i subjektit të interesuar për pavlefshmërinë e vendimit nr. 65, datë 21.10.2010 të Kuvendit, është i bazuar për arsye se, ky vendim është marrë jo sipas një procesi të rregullt votimi dhe jo me shumicën e kërkuar të votave, sipas nenit 78 të Kushtetutës dhe vendimit interpretues të Gjykatës nr. 29”. Të gjithë të tjerët kanë votuar për t’i hequr mandatin Beqas. Më pas, Beqja e kaloi kompaninë në emër të një shoku, ku vijon edhe sot të marrë miliona euro tendera nga paratë e shqiptarëve. Rama e bëri edhe dy herë deputet dhe ministër.

Marre nga Pamfleti

Facebook Comments

MineralHygienics.com