April 18, 2024

Tani mund t’a rezervoni modelin tuaj Samsung Galaxy S10

Samsung Galaxy S10 do të njoftohet zyrtarisht më 20 shkurt. Ne presim që detaje të tilla si çmimi dhe datat e para-porosisë dhe lansimit do të zbulohen po ashtu, por duket se në ndërkohë për ata që janë të interesuar në telefonin, Samsung po i lejon konsumatorët të rezervojnë atë paraprakisht.

Telefoni ende nuk është shpallur zyrtarisht, që do të thotë se kjo ka për qëllim kryesisht përdoruesit të cilët janë mjaft të sigurt se duan Galaxy S10 si telefonin e tyre të ri.

Faqja e internetit gjithashtu duket se ka zbuluar datën e arritjes në treg, që është më 8 mars, dhe nëse do ta rezervonit atë, do t’ju jepet edhe një shumë prej 50 dollarësh për t’u përdorur në pajisje shtesë për telefon, siç janë mbështjellësit dhe mbrojtësit e ekranit.

Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të japin telefonat e tyre të vjetër dhe të fitojnë deri në $ 550 në vlerë. Duke pasur parasysh çmimet e përfolura të Samsung Galaxy S10, 550 dollarë do të jenë shumë për të ndihmuar që telefoni të ndjehet shumë më i përballueshëm.

Samsung Galaxy S10 pritet të lansohet në të paktën tre versione të ndryshme, ku njëri do të jetë modeli i lirë, tjetri i rregullt, dhe modeli i fundit që do të jetë telefoni ekstravagant.

Ka gjithashtu raporte që pretendojnë se një variant 5G mund të lansohet së bashku me versionet e rregullta të telefonit, por ne do të duhet të presim dhe të shohim.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon