April 26, 2024

Në SHBA implementohet teknologjia që bllokon thirrjet robotike

Komisioni Federal Amerikan i Komunikimit ka siguruar se do të ndërhynte nëse operatorët celularë dhe fiks nuk adoptojnë teknologjinë e re kundër thirrjeve robotike.

Komisioni iu ka bërë presion kompanive që të implementonin prokotollin kundër thirrjeve të robotove “Shaken” dhe “Stir”, të cilët verifikojnë ID-në e thirrjeve.

“Përgëzoj ato kompani që kanë implementuar Shaken/Stir. Ky objektiv duhet të përmbushet nga çdo kompani e madhe dhe pres që kompanitë e mbetura pas të marrin masat e duhura për ta përmbyllur procesin këtë vit. Përndryshe Komisioni do të detyrohet të ndërhyjë,” tha kreu i Komisionit, Ajit Pai.

Shaken dhe Stir parandalojnë telefonatat nga ID të rreme. Kompanitë ofrojnë mjete për bllokimin e këtyre telefonatave, por Shaken dhe Stir pritet ta përmirësojnë ndjeshëm eksperiencën.

Facebook Comments

MineralHygienics.com