April 19, 2024

Qeveria bën ndryshim të vendimit për importin e makinave të përdorura

Qeveria ka bërë një ndryshim të vendimit të miratuar më herët, duke shtyrë afatin e përcaktuar për importin e makinave.

Në kuadër të masave të marra kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike si dhe pas takimeve të bëra me grupet e interesit për importin e makinave të përdorura, Ministrja e Infrastrukturës dhe Ekonomisë, Belinda Balluku ka njoftuar përmes një deklarate për mediat se qeveria ka vendosur “Shtyrjen e afatit të hyrjes së fuqi, nga data 28 shkurt 2019, që ishte më parë, në 31 dhjetor 2019”.

Një tjetër ndryshim i miratuar sot është edhe afati i lejuar për zhdoganimin. “Parashikohet të lejohet zhdoganimi i mjeteve që kanë hyrë deri në 31 dhjetor 2019”- u shpreh më tej ajo.

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon