Adrola Dushi kërkon ndihmë

Adrola Dushi një nga modelet shqiptare më të suksesshme shqiptare, ka kërkuar ndihmë si nënë, hallë e vajzë e rritur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Dushi ka shprehur shqetësimin e saj për atë çfarë shohin fëmijët në internet.

“Jam e shokuar nga çfarë po ndodh në botën e internetit. Si nënë e një djali, si hallë, si një vajzë e rritur me shumë dashuri, lus të gjithë prindërit të kenë nën kontroll programet që shohin fëmijët në Youtube, nëse do të ishte e mundur ta shmangnin fare këtë aplikacion nga jeta e fëmijëve. Të gjithë bashkë mundemi, fëmijët duhet t’i mësojmë të duan. Bota sot ka nevojë për ne, t’i tregojmë ç’mund të bëjë dashuria. Ju lutem të ripostoni dhe të bëni thirrje për bojkot… Sot jam zgjuar nga gjumi si një nënë e shqetësuar, e ardhmja e fëmijëve është përgjegjësia jonë 🙌🏼“, shprehet modelja. 

Facebook Comments

MineralHygienics.com

Shop at Amazon