Shkencëtarët nga Divizioni i Antarktidës kanë dhënë sinjalin se një akullnajë me sipërfaqe sa shteti i Spanjës, rrezikon të shkrihet duke rritur nivelin e ujit më shumë se sa ishte parashikuar.
Pas mbarimit të sezonit të verës dhe temperaturave të larta, në hemisferën jugore akullnaja po lundron tashmë e ndarë nga kontinenti i akullt, duke i vërtetuar shkencëtarëve se ritmi i shkrirjes mund të jetë më i shpejtë duke qenë se themelet e saj nuk janë të ngurta.
Sipas studiuesve, në rastin më të keq niveli i ujit të detit mund të rritej me tre metra duke përmbytur qytete të tëra.
Copa gjigande e quajtur Tottenu, po mbahet nën vëzhgim të rreptë nga grupi i vigjilencës.
Nga viti 2002 deri në 2016, Antarktika ka humbur 125 gigatonë akull në vit, duke bërë që nivelet globale të detit të rriten me 0.35 mm në vit.