Bashkëshorti i gazetares Fatma Haxhialiu është kafshuar nga disa qen rruge në një nga zonat kryesore të Tiranës, në atë të 21 Dhjetorit.
E revoltuar gazetarja kërkon nga bashkia, që të bëjë rehabilitimin e këtyre qenve, të cilët sipas saj po rrezikojnë jetën e qytetarëve. Gazetarja shton se bashkëshorti i saj është edhe vetë veteriner, duke i paraprirë kështu fjalëve të cilat mund t’i vijnë nga ata që njihen si “mbrojtësit e kafshëve”
“Këtë herë kafshimi i qenve na erdhi në shtëpi. E sulmuan në mes të sheshit të 21. MQS ra fjala, burri im është veteriner dhe di të sillet me qentë ndaj kursejini moralizmat Erion Veliaj. Shpresoj shumë të rehabilitohen ata të shkretë që janë rrugëve dhe në këtë mënyrë edhe ne të ecim të qetë rrugëve”, shkruan gazetarja.
Duhet thënë që ky është një problem i cili ndeshet rëndom nëpër rrugët e Tiranës e përbën një shqetësim për të gjithë qytetarët. Urojmë që raste të tilla të mos përsëriten më.