I ftuar tek “Rudina”, së fundmi Olen Cesari ka treguar eksperiencën më të bukur të jetës, performimin e tij me violinë ne statujën gjigande të Krishtit në Brazil.
Duke treguar për cmimet e marra, kur ndodhej në Itali, në pritje të cmimit “Artisti i Vitit”, virtuozi tregoi se gjatë qëndrimit në dhomë, dëgjonte poshtë ulërimat e fansave dhe kishte vënë re se në dhomën ngjitur ndodhej këngëtarja e famshme Selena Gomez.
Pas shkëmbimit të disa batutave mes tyre, këngëtarja e kishte ftuar violinistin për një darkë, por ai e kishte refuzuar duke i thënë se darka ishte e përfshirë në eventin ku do merrnin pjesë.
“Shihja nga penxherja që kishte nja 1 mijë goca që ulërisnin dhe kur dal për të parë se çfarë ka ndodhur, pashë që komshia ime po ia bënte me dorë. I thashë që ajo ishte shkaktarja e kësaj rrëmuje. Ajo ngeli. Më pas më tha që do të më jepte një darkë për të ma shpërblyer shqetësimin, por unë i thashë që nuk ka gjë se darkën e kemi nga festivali dhe bëmë muhabete e gallata pastaj.”- është shprehur ai.