November 23, 2024

Humus, i shëndetshëm, pa gluten dhe 100% natyral

Hummus është shumë i njohur në kuzhinën e Lindjes së Mesme mirëpo së fundmi është përhapur me shpejtësi anembanë globit falë shijes së mahnitshme dhe vlerave të larta ushqyese.

Humus është i pasur me proteina dhe fibra mirëpo përveç tyre përmbanë edhe hekur, fosfor dhe vitaminë B. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për organizmin e njeriut e veçanërisht për vegjetarianët dhe veganët të cilët mund të kenë mungesë të këtyre lëndëve ushqyese. Gjithashtu lëngu i limonit që gjendet në përmbajtjen e humusit ka një nivel të lartë të vitaminës C dhe antioksidantëve të cilët ndikojnë në rritjen e imunitetit.

Benefitet e humus janë të shumta, ai është burim i mirë i proteinave me bazë bimore, lufton sëmundjet, ndihmon tretjen dhe shëndetin e zorrëve, vitamina dhe minerale, mbështet shëndetin e kockave dhe të zemrës dhe gjithashtu rritë energjinë.

I pershtatshem per mengjese te plota , te kombinuara dhe me perime. Mund te pergatisim nje mengjes apo qofte nje vakt teper te shendetshem.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com