November 25, 2024

“The Westein Company” falimenton

Kompania e producentit Harvey Weinstein “The Westein Company”, ka aplikuar për falimentim pas valës së akuzave për ngacmime seksuale ndaj themeluesit të tyre.

Sipas komunikatës të së hënës, thuhet se është arritur marrëveshje me kompaninë Lantern Capital Partners, të cilët janë shprehur të gatshëm që ta blejnë këtë kompani me çmimin rreth 300-320 milionë dollarë.

TWC ka filluar të humbasë qysh nga tetori i vitit të kaluar, pasi disa gra – përfshirë edhe emra shumë të njohur të Hollywood-it – dolën me akuza për ngacmime seksuale kundrejt Harvey Weinstein.

Producenti ishte cak i disa hetimeve kriminale, por deri më tani asgjë zyrtarisht nuk ka ndryshuar. Bëhet e ditur se ai po ashtu ishte në Arizona për të marrë trajtime rreth varësisë ndaj seksit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com