November 25, 2024

Peter Lumaj: Trump më ofroi postin e ambasadorit në Shqipëri

Kandidati republikan për guvernator Peter Lumaj, i cili shkoi në SHBA si refugjat prej sistemit komunist rreth 30 vjet më parë, tha të hënën në mbrëmje se ai kishte refuzuar një ofertë nga administrata e Trump për t’u rikthyer në Shqipëri si ambasador, shkruan ‘The Connecticut Mirror’.

“M’ua afrua një punë që të isha ambasadori i radhës në Shqipëri për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” tha Lumaj para Komitetit republikan të qytetit. “Nuk e pranova, sepse mendoj se mund t’i shërbej shtetit më mirë se jashtë shtetit”.

Ai nuk tha  se kur iu propozua nga administrata e Trump, e cila ka qenë e avashtë në plotësimin e posteve diplomatike.

Lumaj nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth kësaj oferte, duke thënë se duhej të largohej për një tjetër prezantim të fushatës. Ai ka qenë haptazi në mbështetje të presidentit. Lumaj është një avokat i emigracionit, që vepron në Nju Jork.

Ambasadori i tanishëm i Shqipërisë në Tiranë është Donald Trump, një diplomat karriere,” shkruan në përfundim T’hectmirror”

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com