Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta sot është shprehur se ka pasur një bashkëpunim mjaft konstruktiv. Ai ka dale sot para gazetareve dhe ka thene se:
‘Besoj se tashmë kemi realizuar një bashkëpunim mjaft konstruktiv dhe të dobishëm, për të pasur një proces solid e kushtetues, por edhe tekniko ligjore për negociatat sa më të suksesshem’, u shpreh Presidenti Meta.
‘Unë besoj se është bërë një punë mjaft e konsiderueshme dhe jemi në një proces solid nga pikëpamja kushtetuese’, theksoi për gazetarët Meta.
Duke komentuar shtimin e një anëtari në ekipin e negociatave, presidenti Ilir Meta i shpreh se Ksenofon Kristafi është një personalitet në fushën e të drejtës ndërkombëtare.
‘Ka qenë një propozim shumë pozitiv dhe mjaft i mirëpritur nga ana ime, pasi është një personalitet me mjaft eksperiencë në drejtësinë ndërkombëtare’, përfundoi presidenti Ilir Meta deklaratën e tij para gazetarëve.