Presidenti i Republikës Ilir Meta firmosi autorizimin për lëshimin e plotfuqisë për nisjen e negociatave për marrëveshjen e re të kufirit detar me Greqinë.
Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkon që në këto negociata të flitet për çështjet si: Çamëria, lëvizja e lirë, kufiri tokësor dhe toponimet, nuk ka fuqi.
”Të na rrojë vendimi i Gjykatës Kushtetuese së bashku me Kushtetutën!
Për më shumë jet-gjatësi, sugjeroj ti çojmë në muze! Shpresoj të ketë ndonjë copëz vend…”,-shkruan Manjani.
Ja çfarë shkruan Ylli Manjani në Facebook:
Presidenti mbushi me plot me fuqi Ministrin e Jashtëm.
Të merret vesh me Grekët për detin!
Për çështjet e tjera (Çamëri, lëvizja e lirë, kufiri tokësor, toponime etj), fuqia mbaroi…
Prishur mos qoftë!
Të na rrojë vendimi i Gjykatës Kushtetuese së bashku me Kushtetutën!
Për më shumë jet-gjatësi, sugjeroj ti çojmë në muze! Shpresoj të ketë ndonjë copëz vend…
Mjekët dorëzojnë peticionin, presin konferencë për shtyp nga Manastirliu (Publiko kontratën)