November 25, 2024

Digjet banesa, asfiksohet i moshuari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një i moshuar ka vdekur në shtëpinë e tij, si shkak i flakëve dhe tymit.

Policia e Tiranës bën të ditur se sot ‘rreth orës 16:10, në rrugën “Gjergj Legisi”, në banesën e shtetasit Banush Guacaj, 90 vjeç i cili ndodhej në banesë ka rënë zjarr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Personi i mësipërm si pasoje e flakeve dhe  asfiksisë nga tymi ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit’.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com