November 25, 2024

Gerhard Shrëder martohet për herë të 5-të me një koreano-jugore

Në moshën 73 vjecare, ish-kancelari i Gjermanisë Gerhard Shrëder është martuar për herë të pestë me një përkthyese nga Koreja e Jugut. 73-vjecari Shreder që ka pasur një jetë private me shume gra, dhe që e thërrasin shkurt “zotnia Audi” në referencë të makinës me 4 unaza, është martuar me Kim So-yeon.

Kim 47 vjec është përfaqsuese e Agjensisë gjermane të Zhvillimit Ekonomik dhe ka punuar si përkthyese për Shrëderin. Marrëdhënia e tyre ka nisur në shtatorin e vitit të kaluar kur ish- bashkëshortja e tij Kopf Shreder, gruaja e katërt, kishte deklaruar divorcin edhe për shkak të marrëdhënieve të Shrederit me Kim.

Kurse Shreder ka deklaruar se Kim nuk ka asnjë lidhje me divorcin dhe ai do të kalojë pjesën e jetës që i ka mbetur duke udhëtuar nga Gjermania në Korenë e Jugut e anasjelltas. Shrëderi ka qenë kancelar i Gjermanisë në periudhën 1998-2005.

 

http://www.scmp.com/news/world/europe/article/2130563/gerhard-schroeder-wed-south-korean-translator-making-it-marriage

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com