Ajo është shprehur se emri i saj është Entela dhe se Foureira është rrënja e mbiemrit të saj, i cili është Fourier. Sipas saj “Eleni” është emri i pagëzimit në Greqi.Kete gje ajo e ka rrefyer gjate një interviste për emrin e saj të vërtetë.
“Kur unë dhe njerëzit e mi vendosëm që të mos tregoja emrin tim dhe se isha nga Shqipëria, u bë sepse doja që njerëzit të njihnin dhe të donin Eleni Foureira për atë që ishte. Po, ishte diçka e gabuar e pranoj, por nëse do të kthehesha pas nuk e di, nëse do i kisha bërë gjërat ndrysh,” – u shpreh Eleni në intervistën për mediat greke.
Gjithashtu ajo rrëfeu se kishte marrë një propozim për martesë të cilin e kishte refuzuar. Eleni theksoi se nuk ishte gati për një hap të tillë si martesa.