November 25, 2024

5 shenjat që tregojnë se je një engjëll tokësor

Ndjeshmëria.

Është e qartë se engjëjt tokësorë janë pjesë e kësaj toke për të realizuar një mission të madh, por ndonjëherë edhe ata ndihen të lodhur me problemet e botës. Ata mund të ndihen sikur të gjitha përpjekjet e tyre për të ndryshuar situatat negative janë të kota. Janë shumë të ndjeshëm ndaj dhunës, urrejtjes, si dhe gjithë informacioneve të transmetuara në mënyrë negative në media. Kalojnë më tepër kohë në dhomën e tyre, duke qenë të distancuar nga ndikimi i botës së jashtme. Nëse kështu je edhe ti, ndoshta je një engjëll tokësor…

Të pëlqen vetmia?

Një engjëlli tokësor i pëlqen të kalojë kohë në vetmi për t’u relaksuar dhe për të ekuilibruar energjinë e vet. Siç e thamë më lart, engjëjt tokësorë ndihen të lodhur nga qytetërimi modern dhe kanë nevojë të kalojnë kohë të vetëm për të marrë veten nga traumat psikologjike dhe për t’u përgatitur në daljen e tyre të re në botën e jashtme. Ata e dinë se për të ndryshuar botën duhet të ndryshosh fillimisht veten tënde dhe të punosh pa pushim për t’u vetëpërmirësuar.

Kujdesesh shumë për të tjerët.

Ndihesh keq kur të tjerët janë keq dhe dëshiron t’i ndihmosh ata në çdo moment? Nëse është kështu, atëherë ndoshta je një engjëll tokësor. Këta persona janë të aftë të heqin dorë nga gjithçka për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Engjëjt tokësorë e kuptojnë mjaft mirë se sa e vështirë është të ndihesh keq dhe përpiqen të bëjnë çdo gjë që të tjerëve t’u kthehet humori.

Ndihesh sikur të kanë sjellë në këtë botë për të arritur një mision të madh.

Nuk të pëlqen të ndjekësh shumicën për çdo gjë. Dëshiron të lësh gjurmët e tua mbi tokë sipas mënyrës që e mendon të arsyeshme dhe nuk të pëlqejnë njerëzit që të tregojnë se çfarë duhet të bësh. Të duket sikur të kanë sjellë në këtë botë për të bërë diçka më tepër se sa ajo që njerëzit e quajnë “normale”. Engjëjt e tokës përpiqen të japin maksimumin e tyre për të ndihmuar njerëzit në fusha të ndryshme, psh. mund të punojnë si asistentë socialë, psikologë, fizioterapistë etj.

Hedh poshtë “idealet moderne”.

Shumica e engjëjve tokësorë nuk mund t’i kuptojnë dot idealet që ekzistojnë në botën moderne. Ata e pyesin përherë veten se pse puna është vendosur si kryesore në jetën e njerëzve, se pse e shkatërrojmë pa mëshirë planetin tonë, se pse zhvillojmë ende luftëra dhe pse nuk bëhet më e qytetëruar shoqëria jonë. Ata i mundojnë gjithë ndryshimet negative që ka pësuar shoqëria moderne, ndaj jetojnë me idealet e tyre që mund të konsiderohen paksa prapanike, por që gjithsesi përcjellin optimizëm dhe pozitivitet në botë. Bota.al

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com