November 23, 2024

A e dini qe ky frut sheron semundje. Nxitoni ta blini

Ftoi është frut i vendeve të ngohta dhe përdoret për shumë arsye. Njerëzit e përdorin ftoin si frut organik ose si pluhur, ekstrakt apo çaj për problemet si gripi, ftohja, dhimbjet e barkut, inflamacioni gastrointestinal etj.
Nga ana tjetër, farat e tij përdoren gjerësisht në mjekësi për prodhimin e medikamenteve të ndryshëm. Mund të mos ju duket frut shumë i shijshëm, por ai përmban një sërë vlerash ushqyese dhe pikërisht për shkak të tyre, duhet ta blini dhe ta konsumoni.

Vlerat e vërteta të ftoit mund t’i merrni duke e konsumuar atë si frut organik bashkë me lëkurën, duke qenë se është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitamina, minerale, përbërës fenolikë, antioksidantë dhe fibra distike.

Disa nga përfitimet shëndetësore të ftoit janë ulja e kolesterolit, forcimi i sistemit imunitar, parandalimi i sëmundjeve gastrointestinale, lehtësimi i inflamacionit, ulja e tensionit të gjakut, parandalimi i alergjive të ndryshme dhe përmirësimi i qarkullimit të gjakut.

Ftoi është një burim i pasur me vitaminë C, zink, kalium, hekur dhe fibra dietike. Ai gjithashtu përmban elementë organikë dhe ushqimorë që ia shumëfishojnë vlerat shëndetësore.

Ndihmon në rënien në peshë

Një mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin dhe rënë në peshë është të përmirësoni tretjen. Ftoi është i pasur në fibra dietike, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë sistemin tretës. Do të keni më shumë energji dhe do të humbisni më shumë peshë duke përmirësuar shëndetin digjestiv.

Parandalon sëmundjet gastrointestinale

Përveç se ndihmon në procesin e tretjes së ushqimeve, ku e facilitojnë edhe fibrat dietike, mund të ndihmojë gjithashtu për të parandaluar një sërë gjendjesh gastrointestinale, si sëmundja e zorrës së irrituar ose divertikulitin.

Kujdesi ndaj lëkurës

Nivelet e larta të antioksiduesve dhe vitaminave tek ftoi janë shumë të mira për të mbajtur të shëndetshme dhe të re lëkurën. Antioksiduesit parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira në lëkurë, duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të rrudhave, të njollave dhe mbrojtur lëkurën kundër rrezeve ultraviolet

Rregullon presionin e gjakut

Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishëm në trup, pasi mban nën kontroll presionin e gjakut dhe ndihmon për të transportuar lëngjet në qelizat e trupit. Sa i përket presionit të gjakut, kaliumi ndihmon në vazodilatacionin (relaksimin) e enëve të gjakut dhe arterieve, duke parandaluar kështu sforcimin e sistemit kardiovaskular. Kështu, mund të ulet rreziku për zhvillimin e sëmundjeve të tilla si ateroskleroza, sëmundja koronare e zemrës, infarkti në zemër në tru.

Forcon sistemin imunitar

Përveç antioksidantëve, ftoi është i pasur edhe në vitamina, si ajo A dhe E, të cilat forcojnë sistemin imunitar në disa mënyra. Për shembull, vitamina C stimulon sistemin imunitar duke rritur furnizimin me qeliza të bardha të gjakut, që janë të parat për mbrojtjen kundër viruseve, baktereve dhe patogjeneve në trup.

Përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon aneminë

Përmbajtja e lartë në minerale, si hekuri dhe zinku, ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Kështu parandalohen sëmundje të tilla, si anemia për shkak të mungesës së hekurit.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com