E ftuar së bashku me Gjikon në “Xing me Ermalin”, Elita tregoi si është njohur me reperin, si ai e bëri për vete dhe madje dhuratën e parë që ai i ka bërë e cila me të vërtet askujt s’do i kishte shkuar ndërmend.
“Ne për herë të parë jemi takuar për shkak të intervistës që kam pas për t’ja realizuar. Fjalia e parë që më ka thënë kur jemi takuar ka qenë ‘Kur t’i bësh flokët e zeza ke për t’u bërë gruaja ime’, sepse unë atëherë isha bjonde”, tregoi Elita.
Por Gjiko siç duket ka pasur aq shumë dëshirë ta shihte Elitën brune sa dhurata e parë e tij ka qenë një bojë flokësh.
“Për ditëlindjen time më kishte blerë një bojë flokësh të zezë dhe tha ‘Kjo është dhurata ime për ty’, u shpreh moderatorja.