Rreth 3500 fermerë përllogariten të kenë aplikuar në dy javët e para për të përfituar nga skemat kombëtare të mbështetjes së Bujqësisë për vitin 2018, ku qeveria ka vënë në dispozicion 20 milionë euro. Aplikimet nisën më datë 28 shkurt dhe janë të hapura deri më 28 mars dhe janë të hapura për çdo fermer të pajisur me një numër nipti.
Pranë Agro Pikës në Fier, interesi në dy javët e para ka qenë i lartë, me mesatarisht 100 aplikime në ditë. Janë 52 skema ku fermerët kanë mundësi të aplikojnë për financim dhe do të mbështeten 8 sektorë të ndryshëm.
Pjesa më e madhe kërkojnë mbështetje financiare për serat.
Në fazën e aplikimeve, fermerët nuk kanë nevojë për dokumente pasi gjithçka bëhet me vetëdeklarim, por fermerët e vegjël janë kritikë me kriteret e vendosura
Në Vlorë, më të interesuar për të përfituar janë blegtorët
Ndërsa në Lezhë të njohur për tokat me rendiment të lartë dhe klimën e përshtatshme, vërehet një interes i lartë për investime në pemëtari. (Ora tv)