Hillary Clinton është dërguar në një spital të Indisë perëndimore pasi ka pësuar një dëmtim në dhomën e saj në hotel.
Clinton, e cila gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar një tur në pikat akreologjike të Indisë, ka përfunduar në spital ku ka qëndruar për 20-30 minuta.
Mediat amerikane raportojnë se bëhet fjalë për një dëmtim të lehtë. Një punonjës i spitalit tha në kushtet e anonimitetit se Clinton kishte ndrydhur kyçin e dorës, por shtoi se dëmtimi nuk ndodhi në dhomën e hotelit.
Gjatë vizitës në qytetin Jaipur, Clinton u pa në një video teksa rrëshkiti dy herë në shkallët e një ndërtese arkeologjike.