IGJEUM zyrtarizon parashikimin per reshje shiu ne te gjithe vendin ndersa priten permbytje ne Shkoder. Sipas buletinit informativ per motin diten e sotme dhe neser, priten reshje ne te gjitha qarqet e vendit ndersa ne Shkoder do te kete permbytje lumenjsh.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET ————————————– Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot (e diel, dt.18) në basenin Drin Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë RRITJE të niveleve të ujit dhe RRITJE TË HARTËS SË PËRMBYTJEVE. Nesër (e hënë, dt.19) do të vazhdojë RRITJA E PRURJEVE në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin. Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të vazhdojnë TË RRITEN për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna.
Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë RRITJE TË PRURJEVE DHE NIVELEVE përgjatë datave 20, 21 dhe 22 M ars 2018. Pritet ZGJERIM I HARTËS SË PËRMBYTJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.
Për arsye të shtimit të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit përgjatë ditëve në vazhdim parashikohet RRITJE E NDJESHME E PRURJEVE duke rritur rrezikun nga përmbytjet në gjithë pjesët fushore të lumenjve. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
PARASHIKIMI METEO ——————————— RESHJET: Sot pasdite (e diel, dt.18) dhe nesër (e hënë, dt.19) priten reshje në të gjitha qarqet. Në qarqet Dibër dhe Tiranë reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Në qarqet e tjera priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive. Në të gjithë qarqet reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet priten të jenë të dendura veçanërisht gjatë orëve të para ditës së nesërme.
TEMPERATURAT; Nesër (e hënë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 10 / 12 °C në vendet e ulëta: 10 / 11 °C në vendet malore: 4 / 8 °C
ERA: Sot pasdite (e diel, dt.18) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, ndërsa nesër (e hënë, dt.19) era pritet të fryjë mesatare deri në e fortë.