Bëhet fjalë për kompozitori amerikan, Don McLean, i cili është fotografuar duke dalë nga hoteli në Londër me të dashurën Paris Dylan, 24 vjeçe.
Ai dukej shumë i qetë duke ecur, ndërsa pranë tij qëndronte bukuroshja, e veshur me një fustan ku kishte ekspozuar linjat e saj trupore.
Romanca e tyre u bë publike vitin e kaluar, ku të gjithë filluan dyshimet se shumë shpejt do shpallej fejesa mes tyre.
Gjatë një interviste, 24-vjecarja e quajti veten superfanse të këngëtarit të muzikës folk duke thënë: “Unë duhet të shoh këngët e tij të paktën tre herë në ditë.”
Modelja më parë ka qenë shpesh herë imazh i revistave të njohura si Maxim dhe Playboy.