Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, tha se gjatë karrierës së saj nuk është ndjerë e kërcënuar apo të ketë pasur ndërhyrje. Marku tha se është sjellë me profesionalizëm dhe nuk është ngatërruar në çështje që mund t’i krijonin probleme në kryerjen e detyrës.
Në emisionin Real Story, Kryeprokurorja tha se sistemi i drejtësisë ka degraduar vit pas viti.
“Kam qenë pjesë e sistemit, kam parë gjërat nga afër, pavarësisht se s’kam qenë kurrë pjesë e tyre. i Kam provuar në kurriz, kam reaguar në mënyrën time, duke mbrojtur punën. Sistemi ka qenë i centralizuar dhe nuk ka qenë i lehtë”, tha Marku.
Lidhur me akuzat në drejtim të saj, Marku theksoi se “nuk e kam parë në këtë prizëm, s’jam ndierë e mbrojtur apo e sulmuar jashtë mase prej askujt dhe isha e sigurt që asnjë gjë s’kishte lidhje direkte me mua, jam e bindur për këtë. Secili ka kauzat e veta, ishte dicka përtej personales”.
Në rrëfimin e saj, i pari që pas marrjes së detyrës së Kryeprokurores, Marku tha se “vij nga një familje e thjeshtë, si shumica e familjeve shqitpare, me dy prindër të thjeshtë, babai ka qenë teknik i mesëm miniere, ndërsa mamaja ka qenë e papunë për pjesën më të madhe të kohës, deri pas viteve 90 ku si shumica e shqiptarëve filluan tregëti. Kam edhe një vëlla dhe nje moter më të vogël. Familja ime e re, perbehet nga unë bashkëshorti dhe dy vajzat, njëra 8 vjece dhe tjetra 14 muajsh”.