November 25, 2024

Si e vlerëson Arta Marku ish-Kryeprokurorin Llalla?

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, tha se lëvizjet e kryera në rradhët e prokurorëve janë bërë të studiuara, madje duke marrë edhe vlerësimet e opinionit publik.

Marku tha se këto lëvizje nuk ishin vdekjeprurëse, thjesht janë lëvizje që kanë ndodhur dhe ndodhin.

E pyetur për ish-Kryeprokurorin Adriatik Llalla, Marku tha se ai është përfolur aq shumë sa nuk kam çfarë të them më shumë.

Ndërkohë që shtoi se është ndjerë keq kur ka dëgjuar përfshirjen e emrit të Llallës në listën e zezë të SHBA.

“Jam ndjerë keq dhe besoj se keq do të jetë ndjerë çdo zyrtar i Shqipërisë”, tha Marku.

E pyetur nëse ka pasur apo jo lobim për emërimin e saj në detyrën e Kryeprokurores, Marku tha se ka një karrierë 15 vjeçare dhe është përfshirë në garë duke menduar se plotësonte kriteret.

Lidhur me seancën ku u zgjodh Kryeprokurore me 69 votat e PS-së, Marku theksoi se shpresonte në një reagim më institucional, duke shtuar se mënyra sesi është zgjedhur nuk do të ndikojë në përmbushjen e detyrës.   Marku tha se është aq e zonja sa të përballojë çdo situatë që mund të krijohet në përmbushjen e detyrës.

Sipas Kryeprokurores, puna e Task Force është shkatërruar për shkak të lëvizjeve të shumta të prokurorëve.

Marku tha se nuk mund të thoshte që nuk është punuar nga Prokurorët, megjithëse ngarkesën e madhe të krijuar dhe gjithë asaj që po kalohet për shkak të reformës në drejtësi.

“Ka pasur çështje që ishin bllokuar, jam përpjekur që t’i motivoj prokurorët dhe t’i shtyj që të merren edhe me çështje që janë pezulluar për arsye të ndryshme”, tha ajo.

Facebook Comments

MineralHygienics.com