Bukuroshja shqiptare e cila prej vitesh jeton në Turqi, Almeda Abazi do të zhvendoset për pak kohë në Tiranë. Ajo do të vijë çdo javë në ekranin e Vizion Plus për të prezantuar spektaklin e kërcimit “Dancing With the stars”.
Në këtë edicion të shtatë të tij, ky program premton të jetë tepër emocionues. Lajmin se mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Tiranë e ka bërë publike vet Almeda nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale.