Ndërkohë që në Kuvend në rendin e ditës është debati me kryeministrin Rama për çështjen e heqjes nga skema e ndihmës ekonomike të 20 mijë familjeve të varfëra ka regaur në një postimin në rrjetet sociale ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili e quan ‘teatër të hidhur këtë seancë’.
Në postimin e tij ai shkruan se ‘halli i tyre është PPP-ja e radhës, pasi të gjithë aty sipas tij, e dinë gjendjen e familjeve në Shqipëri’.
”Çfarë teatri! Janë mbledhë të kuvendojnë për varfërinë, pa pasë asnjë haber nga varfëria!!! Pak nga ata aty e dinë se çbëhet me familjet e fëmijët e tyre. Smund të pritet që të mendojnë për familjet fëmijët e të tjerëve! Hallin e vërtetë kanë te PPP-ja e radhës. Teatër i hidhur!”-shkruan ish ministri i drejtësisë.