November 25, 2024

Rama me kufje në Kuvend, Spaho braktis foltoren: Ne flasim për të varfrit, ai dëgjon muzikë

Kryeministri Edi Rama e irrituar opozitën sot në Kuvend teksa ka hyrë disa minuta me vonëse për të ndjekur mocionin me debat për ndihmën ekonomike, kërkuar nga PD-ja.

Rama ka mbajtur kufje në vesh ndërsa kreu i Grupit të PD, Edmond Spaho fliste në foltore për problemet madhore që kishte shkaktuar heqja nga skema e ndihmës ekonomike të 20 familjeve.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërkohë, nga salla ka vërejtur se kryeministri ishte me kufje në vesh kur duhej të dëgjonte se ç’po diskutohej.

“E ka praktikë, e kam thënë edhe herë tjetër, – tha Spaho, për Ramën me kufjet, – që nëse ka nevojë për të dëgjuar muzikë, ka një dhomë tjetër këtej të shkojë atje e te degjoje muzike. Kjo tregon seriozitetin e kryeministrit kur trajtohet nje ceshtje kaq e rendesishme sa ndihma ekonomike me te cilen jetojne nje pjese e mire e qytetareve shqiptare”

Spaho i tërheq vëmendjen Ruçit, i cili sqaron se “kufjet mund te jene per te te degjuar me mire ty, se nuk ehste mire akustika!”

Spaho: Kjo sjellje e papranueshme e kryeministrit, tha Spaho, me ben te dnerpres fjalen time e kryeministri te heqe kufjet dhe pastaj une do te vazhdoj._

Spaho u largua nga foltorja dhe pas tij, u ngrit Rama.

Image

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com