November 26, 2024

“Dallëndyshet”ndezin kryeqytetin

Pallati i Kongreseve priti mbrëmë “Rikthimin e Dallëndysheve”. Në një show mahnitës, nën moderimin e Ilda Bejlerit, gjashtë balerinët shqiptarë me famë ndërkombëtare dhanë performanca të jashtëzakonshme për publikun kryeqytetas.

Bledi Bejleri, Edi Blloshmi, Leart Duraku, Dorian Grori, Hektor Budlla dhe Rezart Stafa janë balerinët të cilët me të cilët u njohëm gjatë Reality Show-t të transmetuar për 6 javë në platformën “DigitAlb”, mision që kulmoi me mbrëmjen e kaluar.

Sakrifica dhe vullneti i tyre bëri që ata të spikasin në skenat e Teatrove të Baletit ku guxuan të fluturonin, ku u pranuan dhe tashmë janë pjesë e padiskutueshme e krenarisë dhe suksesit të tyre.

“Rikthimi i Dallëndysheve” erdhi për artdashësit nën moderimin e Ilda Bejlerit, producent Genc Gjinecit dhe mbështetjen e “DigitAlb”.

Por kush ishin protagonistët e “Rikthimit të Dallëndysheve”?!

Bledi Bejleri tha se moshë të vogël donte të bëhej futbollist. “Kisha qejf futbollin. Ndiqja Partizanin. Edhe sot jam tifoz i Partizanit. Por ishte mami, donte që të bëhesha balerin”.

Me këtë deklaratë, vëllai I gazetares Ilda Bejleri shkaktoi po aq ilaritet në sallë. Bledi performon në Gjermani, po nuk ngurroi të merrte në telefon peë miqtë e tij për një show, siç duhej në skenën shqiptare, përpara profesorëve të parë që I mësuan fillesat e kërcimit.

Rezart Stafa, balerini që vjen nga skena e Romës tha se fillimet e veta I kishte në Tiranë. “Vij nga lagja e famshme e rrugës “Bardhyl”. Dhe meqë isha nga djemtë e rrugës “Bardhyl” askush nuk e mendoi që do të merresha me balet, por ja ku jam”. Dhe në fund të spektaklit tha se skena i dha shumë emocione. “Herën e fundit që kam qenë në këtë skenë ka qenë viti 1994, isha balerin në një këngë të festivalit…Mendo çfarë emocioni kam të kthehem sot në vitin 2018”.

“Unë vij nga një fshat afër Tiranës, Preza. Nuk e kisha idenë se çfarë ishte baleti në fillimet e mia. Shkova të merrja pjesë në konkurrim. Mendova se do kërceja kështu, punë dasmash, siç shkonim nëpër fshat nga një dasmë në tjetrën…”.

Salla e Pallatit të Kongreseve shpërtheu në të qeshura me pohimin e Hektor Budllës, balerinit që mbrëmjen e kaluar performoi në skenën shqiptare me pesë miqtë e tjerë balerinë shqiptare, që shkëlqejnë në skenat ndërkombëtare.

Leart Duraku, që vjen nga skena e Monte Carlos, për t’i dhënë fund karrierës së tij si balerin në Pallatin e Kongreseve mes duartrokitjeve të shumta të spektatorëve, e kishte marrë më me sportivitet konkurrimin për në shkollën e baletit.

“Isha duke luajtur me një shok timin poshtë shkollës së baletit. Në një moment ngremë sytë lart në godinën në katin e dytë dhe shihnim shumë vajza aty. Dhe I thashë atij shokut tim: Po ne ça bëjmë këtu poshtë. Pse nuk shkojmë aty lart ku ka goca…Punë vajzash me një fjalë…E kështu filloi karriera ime”, tregon djali që bëri bujë me pohimin në sallën që e duartrokiste pa fund, edhe pse deklaroi se do ti jepte fund karrierës si balerin.

Dorian Grori dhe Edi Blloshmi, dy balerinët e tjerë të shfaqjes e kishin më të thjeshtë hyrjen për në Shkollën e Baletit. Që në fillim, me ndërhyrjen dhe insistimin sigurisht dhe të mamave, kishin dashur të bëhen balerinë dhe ia arritën.

Gjashtë balerinët për dy orë e ngritën peshë publikun në sallën e Pallatit të Kongreseve. Temat e zgjedhura nga secili, performanca, harmonia me partneret dhe pjesët e zgjedhur publikun të duartrokiste pa fund.

Ajo që preku zemrat e të gjithëve ishte performanca e tyre për eksodin e madh të shqiptarëve. Të veshur me të zeza, me nga një valixhe në dorë, balerinët dhe partneret e tyre krijuan emocione të forta ndërsa vallëzonin në skenën e errët me ekranet e mëdha që tregonin ikjen e madhe të shqiptarëve. Ndërsa dallëndyshe evokonin, rikthimin.

“DigitAlb” ia doli të sjellë në mënyrë të përsosur një shfaqje të nivelit të lartë artistik me një masazh unik dhe të fortë publik. Duke qenë se në gjenezën e kësaj kompanie është simbolika dhe vlerat kombëtare, “DigitAlb” diti të bëjë zgjedhjen dhe realizimin e duhur që rezultoi një sukses.

Administratori i “DigitAlb”, Alban Jaho nuk e fsheh gëzimin për suksesin e garantuar të këtij eventi, që kishte mbështetjen ekskluzive personale të tij. Realizim në kohë rekord, me vështirësitë që paraqesin projekte të tilla që mbartin me vete shumë të papritura, por që në fund ai i çliruar nga përgjegjësia për këtë sipërmarrje thotë shkurt “ia dolëm”.

Z. Jaho siguron se për të gjithë ata që nuk patën dot një vend natën e shfaqjes në Pallatin e Kongreseve, “DigitAlb” ka menduar t’ju rezervojë një biletë falas në ekranin e Kanalit T ditët e ardhshme.Lapsi

Facebook Comments

MineralHygienics.com