Fizikani i njohur Stephen Hawking ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare.
Sipas familjarëve të tij, ai ka dhënë shpirt në shtëpinë e tij në Kembrixh, në orët e para të së mërkurës.
Shkencëtari britanik është i famshëm për punën e tij mbi vrimat e zeza dhe relativitetin. Gjithashtu, ka shkruar edhe shumë libra shkencorë.
Ai ishte gjithashtu një shembull frymëzimi. Sëmundja e rrallë që e preku që në moshën 21-vjeçare e paralizoi gradualisht dhe Stephen nisi të përdorë një kompjuter për të komunikuar me të tjerët. Jeta e tij u përjetësua edhe në prodhimin kinematografik ë 2014, “The Theory of Everything”.
“Nuk kam shumë gjëra pozitive për të folur për sëmundjen, por tani ndjehem më mirë nga sa isha para se sëmundja të më kaplonte”, deklaronte ai disa vite më parë.
Hawking la pas tre fëmijë nga martesa e tij e parë me Jane, të cilën e la për t’u martuar me infermieren e tij.
Kur u diagnostikua me sëmundjen e rrallë nervore, mjekët i dhanë vetëm pak vite jetë, por ai e fitoi bastin me ta dhe ndërroi jetë 54 vite pas diagnostikimit.