Luiza Gega e ftuar në emisionin e mëngjesit në “Wake Up”, foli për karrierën e saj si atlete, dhe angazhimet e saj.
Atletja bëri dhe një akuzë ndaj shtetit shqiptar, teksa tha se e kanë harruar dhe se i duhet që dhe uniformën ta blej vetë.
Atletja shqiptare ka treguar se paguhet vetëm 370 mijë lektë të vjetra.
“Nuk më është dhënë asnjë mundësi, as nga Federata dhe as nga shteti që të kisha mundësi të stërvitesha jashtë. Stërvitja në dimër është e vështirë se nuk kemi asnjë sallë të mbyllur, dhe aq më tepër që në Tiranë nuk ka asnjë pikë vrapimi. Më keq se jam stërvitur këtë dimër, nuk jam stërvitur kurrë”.- është shprehur atletja.