Kryeministri Edi Rama është perlotur në emisionin “Studio e Hapur” , teksa fliste për akuzat e Berishes ne lidhje me atesine e Gregorit. I pyetur se si ia kishte shpjeguar djalit te madh Gregut, Rama tha:
Nuk kam pasur kohe, nuk kam pasur kohe se kane ardhur te tjerat ne vijim…
I pyetur a po mundoheni ta mbroni Zahon nga keto interferenca, teksa ne ekran ishte shfaqur fotoja e Berishes, i tha Eni Vasilit:
“Lëre se po e dëgjon gogoli dhe po i del edhe Zahos, jaq ku e ke shife, se te do ai te ty e ke edhe mik”.
“Ne do ta luftojmë krimin dhe drogën, me gjithë shqetësimet që iu shkaktohen familjarëve tanë dhe shqiptarëve të ndershëm me këto maskarada”, tha Rama.
Vasili: Kur thoni familjarët çfarë keni parasysh? Rama: Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit.
Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë.
Vasili: E keni biseduar me Gregun më pas? Rama: S’kam pasur kohë sepse kanë vazhduar të tjera, e të tjera. Thjesht janë vetëm sakrifica dhe as nuk i qahem njeri dhe s’ia kërkoj njeriu. Po ju them pse jam unë këtu.