Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar një femër në krye të CIA-s, Gina Haspel.
Lajmi u bë publik para pak minutash nga vetë Donald Trump në Twitter.
Emërimi i Haspel erdhi pasi drejtori aktual i CIA-s, Mike Pompeo, u emërua nga Trump si Sekretar i Shtetit, në vend të Rex Tillerson, të cilin e shkarkoi nga detyra.
Trump ka shkruar në Tëitter:
“Mike Pompeo, drejtori i CIA-s, do të bëhet Sekretari i ri i Shtetit. Ai do të bëjë punë fantastike! Faleminderit, Rex Tillerson-it, për shërbimin e tij!
Gina Haspel do të bëhet drejtorja e re e CIA-s dhe gruaja e parë e zgjedhur në këtë detyrë! Urime të gjithëve!