Stadiumi i ri që po i shtohet kryeqytetit, “Arena Kombëtare”, po merr formë çdo ditë e më shumë.
Federata Shqiptare e Futbollit po ndjek vazhdimisht punimet, që po ecin me ritme të kënaqshme.
Punimet në të gjithë hapësirën e betonit dhe konstruksioneve metalike ka kaluar më tepër se gjysmën.
Ndërkohë, kulla duket që është ngritur, teksa edhe tribunat po marrin formë me shkallët dhe mbulesën e plotë.
Thuajse kanë përfunduar punimet për pjesën e nëntokës së stadiumit të ri, teksa pritet të nisë shumë shpejt edhe puna për fushën.
Sot punimet për ndërtimin e “Arena Kombëtare” u inspektuan edhe nga të deleguarit e UEFA-s, të cilët u shprehën me nota pozitive për impiantin e ri.
Pritet që stadiumi të jetë gati vitin e ardhshëm, në muajin shkurt ose mars.