November 25, 2024

Debatet për Teatrin/ Incident i rëndë Rama dhe Robert Ndrenika

Aktori i madh Robert Ndrenika ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, i cili nuk i dha të drejtën e fjalës, pasi prezantoi projektin për godinën e Teatrit të ri Kombëtar që do të ndërtohet me PPP.

“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka.

Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, tha Ndrenika në një prononcim për mediat.

Dhe në fund të fjalës së Kryeministrit, Robert Ndrenika kërkoi fjalën. Por Rama nuk e lejoi të flasë duke i kërkuar që më parë të shohë prezantimin e projektit.

“Jo jo, prit shiko projektin njëherë”.

“Mirë dakord po shoh projektin”, i është përgjigjur pa mikrofon aktori i madh.

Por, pasi prezantimi i projektit të arkitektit danez Bjarke Ingels përfundoi, e mori përsëri fjalën Rama i cili tha: “Unë po largohem tani diskutoni me njëri- tjetrin”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com