November 25, 2024

50 persona humbin jetën nga rrëzimi i avionit

Dhjetëra njerëz kanë humbur jetën pas rrëzimit të avionit në Kathmandu, Nepal të hënën.

Avioni i nisur nga Dhaka, Bangladesh me 71 persona në bord, u ul në Aeroportin Ndërkombëtar të Tribhuvan në Nepal, por përfundoi jashtë pistës duke u rrëzuar dhe shpërthyer në flakë

Gjenerali Gokul Bhandari, tha se 50 vetë kishin vdekur dhe fati i të tjerëve ende është i panjohur.

Zëdhënësi i Airline Kamrul Islam tha se pasagjerët ishin nga Nepali, Bangladeshi, një ishte kinez dhe një nga Maldivet.

Shkaku i rrëzimit nuk është i qartë, por një deklaratë nga autoritetet e aeroportit u tha se aeroplani ishte ‘jashtë kontrollit’ kur u ul në tokë.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com