Ministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike do të ndihmohen nga qeveria.
Ahmetaj tha punëkërkuesit do të aftësohet profesionalisht falas në kurse të ndryshme, ndërsa gjatë kësaj periuedhe do të paguhen 55 mijë lekë të vjetra në muaj
“Trajnim profesional falas, ndërkohë që shteti do të paguajë 55 mijë lekë në muaj deri në momentin që të fitojë një profesion. Fokusi i qeverisë është tek familjet në nevojë. Varfëria luftohet me reforma dhe ne jemi të vendosur të vazhdojmë, pavarësisht baltës që hidhet“, deklaroi Ahmetaj