Pushteti vendor vijon të krijojë detyrime të prapambetura ndaj bizneseve.
Vetëm në dy vitet e fundit, totali i borxheve që 61 bashkitë kanë ndaj të tretëve arriti në 160 milionë Dollarë, ku nëse i shtohen edhe 120 milionë të tjera para 2015-ës, në total borxhet arrijnë 280 milionë dollarë ose sa 2% e prodhimit të brendshëm bruto.
Ministria e Financave raporton se gjatë 3 muajve të fundit të vitit 2017-ë janë krijuar 42 milionë Dollarë detyrime të reja, ku shumica e tyre janë për buxhetin e investimeve publike dhe mallra e shërbime.
Megjithatë përmes një plani të detajuar nisur bashkive nga qeveria, pushteti vendor ka filluar shlyerjen e borxheve ndaj privatit. Në total janë paguar dhe do të shlyhen gjatë muajve që vijnë rreth 190 milionë Dollarë, dhe do të mbeten për t’u shlyer ende 90 milionë.
Detyrimet e prapambetura të vendorëve kanë qenë gjithnjë një gangrenë për buxhetin. Me ligjin e ri Ministria e Financave i detyroi bashkitë një vit më parë që të nisnin shlyerjen e borxheve, ndërsa po ashtu vendosi nën sekuestro tatimore 24 njësi vendore për të arkëtuar detyrimet që ato kanë edhe ndaj shtetit./Klan