Përbërësit
* mish tul; sa të dëshironi * 2 karota * majdanoz sipas dëshirës * një filxhan me oriz supe * kripë (sipas nevojës) * piper i zi * 1 kokërr vezë * 1 gjysmë limoni
Udhëzime për përgatitje
E marrim mishin dhe e hedhim në tenxhere të ziej. Pasi të jetë zier mirë e nxjerrim nga tenxherja dhe me duar e thërrmojmë në copa shumë të vogla. Më pas marrim tiganin dhe i hedhim vajin.
Qërojmë karotën, e presim hollë, e vëmë të skuqet në tigan dhe bashkë me karotën e vëmë mishin të skuqet.
Pasi t’i kemi skuqur i hedhim në tenxheren që e ziejmë mishin. Hedhim orizin e majdanozin dhe i lëmë të ziejnë. Më pas marrim vezën, e hedhin në pjatë, shtrydhim gjysmën e limonit. Ndërkohë duhet të trazojmë supën deri sa të bëhet gati.