November 25, 2024

Rita rrëfen periudhën e vështirë pas divorcit dhe ndarjen nga jeta të ish bashkëshortit të saj

Në intervistën  përball të bijës, Rita Lati ka rrëfyer disa nga momentet e saj më të vështira në jetë, për ndarjen me ish-bashkëshortin dhe vdekjen e tij.

“Mbrojta diplomën në Vlorë, punova në Vlorë dhe doja një burrë që ta donte artin. Më donte një në Vlorë që të më fuste në bibliotekë. Prindërit e mi ëndërronin që unë të bëhesha artiste edhe nuk doli një që ta donte skenën, të paktën mua. Babai yt kishte një njeri që shkonte çdo ditë në Ministri dhe thoshte që duhej dhe Rita në estradë të shtetit ndërkohë që ato i thoshin se Rita e ka kërkuar vendin në estradën e shtetit. Kështu që bravo për babin që më donte edhe mua dhe mua si artiste.”, tha Rita.

Më tej aktorja tha se vendimin për ndarjen e mori kur pa se sa të vështirë e kishte edhe vetë Roza, ndërsa shton se edhe në momentet e tij të fundit të jetës, i ati e kishte kërkuar Rozën ta kishte pranë.

“Unë jetova 12 vjet me të dhe kur pashë se ti e kishe të pamundur, atëherë vendosëm që të iknim.

Si do që të ishin punët, mes meje dhe babait tënd, ai ishte babai yt. Babi ishte i domosdoshëm për gjithçka sepse thjeshtë kur hyn, hyn babi në shtëpi dhe mami e donte komunikimin që ai kishte me ty. Një baba mjaft i devollshëm për ty. Edhe pse kishte krijuar një jetë tjetër, bëra të pamundurën që babi të ikte jashtë, sa më thanë në Ministri se a duhet ta fusim brenda, të ka kërcënuar dhe unë thashë: Aman shpëtoni babain e Rozës. Operimi bëhej në Turqi. Ai nuk e kishte të gjatë. Unë u përpoqa si një mama, përtej asaj artiste. Si një mama që duhej të ishte në pjesën tënde babi jot.

Kishte 9 ditë që e kishte të pamundur të ikte. Pa ardhur ti nuk thoshte Roza por artikulonte që të kërkonte. Erdha të mora dhe i thashë ja ku e ke Rozën, foli Rozës. Folët bashkë dhe pas pak ndërroj jetë.

Kur u ndava me babain tënd mora vetëm një çantë dore. E nisa nga zero. Ishte një kohë e artë e lekëve për ne artistët. Merrnin 90 % të skenës. Kështu që thashë asnjë gjë asnjë gjë. Ja kisha bërë hallall të tëra. Thesarin (Rozën) e kisha me vete dhe kaq mjaftonte për mua.”, e mbyll Rita tregimin e saj të dhimbshëm.

Rita thotë se pavarësisht gjendjes jo shumë të mirë që po kalon, ajo arrin ta kamuflojë dhe nuk ua tregon njerëzve për shkak se sipas saj, askush nuk ka pse ti dijë hallet që po kalon.

Facebook Comments

MineralHygienics.com