Gjatë një interviste për “Prive”, këngëtarja ka treguar se i duhet të dobësohet urgjentisht, jo për sytë e të tjerëve, por sepse i është shfaqur një problem shëndetësor dhe mund të paralizohet.
“Më ka dal një problem në shtyllë kurrizore dhe më duhet urgjent të dobësohem se jam në gradën e fundit, mund edhe të paralizohem”, tregoi Fifi.
“Nuk po e bëj për njerëzit, as për dikë konkretisht, as për nënën e babain tim, po e bëj për shëndetin tim”, shtoi Fifi.