Në një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë”, ajo ka folur edhe për blerjet, pasionin e shumë vajzave.
“Mundohem të blej dhe gjëra më shtrenjtë, por kur janë outlet ose kur ka ulje kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi të gjithë mund të blejnë një palë atlete sepse mund të kursejnë edhe unë kursej”.
Viola ka shtuar se i është dashur madje, për të plotësuar dëshirat e saj në blerje, të marr edhe para borxh: “Madje i kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra”, ka treguar moderatorja.