November 25, 2024

Ja cfare rrefeu Artur Zheji per Edi Ramen

Artur Zheji ka zbuluar një sekret për të shkuarën e kryeministrit Edi rama.

I ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Zheji foli për marrëdhënien e tij me Ramën, të cilin dikur e quante “vëllaçko”.

“U bëmë dy tipa të ndryshëm. Ne kemi bërë një bisedë vendimtare që ndau rrugët tona. Ka qenë viti ’97. Në 1997, Fatos Nano që më vonë u bë miku im shumë i shtrenjtë dhe u bë kryeministër, e ftoi për tu bërë ministër dhe ai ftoi dy miq për t’u këshilluar për të ardhmen e tij në Shqipëri. Sa kishte ardhur nga Parisi, njëri isha unë, tjetri ishte Spartak Ngjela që sot nuk le kusur, i thotë mendjefyell.

Donte një këshillim, ishte akoma Rama që unë kam njohur, që e kam patur vëllaçko. Ngjela i tha je në rrugën e duhur, kjo është e ardhmja jote, ti i ke të gjitha provokativat për t’u bërë njishi. Parashikimi i Ngjelës doli i saktë.

Kurse unë i thashë ti je artist i madh për mua dhe do humbasësh artin për politikën. Bile në atë kohë Rama ka patur një mikeshë gjermane, një yll e bukur, një gjermane brune me sy bojëqielli. Gjermanja u nda se mendonte që ishte e dashuruar me Ramën artist dhe jo me Ramën politikan. Gjermania erdhi më vonë, see gjermanet janë shumë besnike, ajo erdhi kur ai kandidoi për kryetar bashkie dhe i tha që deri këtu mbaj,”- tha Zheji.

Facebook Comments

MineralHygienics.com