November 25, 2024

Gjykata “rrëzon” Rovena Gashin

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e Rovena Gashit ndaj Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, për lirimin nga detyra si drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë në këtë institucion.

Trupi gjykues pasi ka dëgjuar palët i ka dhënë të drejtë Arta Markut.

Në vendim, Gjykata sqaron se urdhri për lirimin nga detyra të Gashit është i ligjshëm.

“Lirimi nga detyra si drejtoreshë i Rovena Gashit është urdhër eprori. Urdhri është në përputhje me kompetencat e Arta Markut, si Prokurore e Përgjithshme. Nuk ndërhyjmë në detyrat që ka një organ kushtetues. Urdhri s’mund t’i nënshtrohet kontrollit”.

Facebook Comments

MineralHygienics.com