Kjo ndoshta do të thotë që britanikët janë njerëzit më krijues në botë. Po, një studim ka zbuluar se konsumimi i çajit e bën trurin më krijues, si dhe ndihmon gjendjen emocionale të njerëzve.
Nga testimi i parë, ata të cilët kishin konsumuar çaj morën 6.54 pikë në krahasim me 6.03 pikë që morën nxënësit që kishin pirë ujë. Ndërsa në testimin për emrin e restorantit, konsumuesit e çajit morën 4.11 kundrejt 3.78 të pjesës tjetër.
Në revistën Food Quality and Preference, studiuesit e konsideruan këtë zbulim si një mënyrë e re për të kuptuar raportin mes konsumimit të pijeve dhe përmirësimit të kreativitetit të njerëzve.