Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi Bashkimin Evropian me rritjen e taksave mbi automjetet nëse blloku rrit tarifat doganore për kompanitë amerikane.
“Nëse BE-ja kërkon të rrisë më shumë tarifat e larta dhe barrierat për kompanitë amerikane që tregtojnë atje, ne thjesht do të aplikojmë një taksë mbi automjetet e tyre që hyjnë lirshëm në SHBA”, deklaroi Trump në profilin e tij Twitter.
“Ata e kanë bërë të pamundur për automjetet tona (dhe më shumë) që të shiten atje. Mosbalancim i madh tregtar!”, vazhdon ai.
Donald Trump njoftoi të enjten synimet e tij për të imponuar javën e ardhshme taksa doganore prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin që importohet në SHBA, me qëllim mbrojtjen e industrisë kombëtare.
Por ai nuk ka përcaktuar se cilat vende do të preken. (ATSH)