November 25, 2024

Aksident i tmerrshëm në mes të Tiranës, makina me shpejtësi të madhe përplas një vajzë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë pranë zonës së quajtur ‘Stacioni i Trenit’ në kryeqytet, ku një makinë ka përplasur një vajzë.

Sipas raportimeve të para qytetarja është rreth 30 vjeçe, me inicialet H.M dhe ka marrë plagë të shumta në trup. Ajo është dërguar në Spitalin e Traumës për të marrë mjekimet e nevojshme.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke shoqëruar shoferin dhe një pasagjer. Dyshimet e para për shkaqet e ngjarjes janë shpejtësia e madhe e automjetit.

Facebook Comments

MineralHygienics.com