November 25, 2024

Ana Lika flet publikisht për operacionet plastike

Aktorja Ana Lika ishte e ftuar dje në emisionin e pasdites “Rudina” ku foli për shfaqjen e saj të fundit ”Çifti i çuditshëm”, por edhe për jetën e saj private dhe planet për të ardhmen.

Aktorja simpatike pranoi publikisht për herë të parë që ka bërë operacione plastike në fytyrë, por këtë nuk ua këshillon të tjerëve.

“Unë kam bërë operacion hundën dhe rimodelim të buzëve. Kur i kam bërë kam qenë 18 vjeç. Nuk ndihesha komode me veten time dhe i bëra, nuk mendoj se jam ekzagjeruar sepse njerëzit që nuk e dinë nuk mi vënë në dukje.

Unë ngaqë jam tip që flas pa dorashka nuk e kam problem të them që i kam bërë se fundja mua njerëzit deri në 18 vjeç më kanë parë si isha dhe nuk është se dola nga hiçi dhe u bëra super yll. Normalisht kam bërë diçka që nuk ia këshilloj njerëzve ta bëjnë, por nëse ke një problem dhe kjo gjë të bën të ndihesh më mirë pse jo”, tha Ana.

 

Facebook Comments

MineralHygienics.com