Kjo festë kombëtare nisi 128 vjet më parë, më 7 mars 1887, pasi në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe.
Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit, për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.
Në këtë ditë institucionet e vendit organizojnë evente të ndryshme për mësuesit, ndërkohë që këta të fundit si një traditë e nisur para shumë vitesh, festojnë fillimisht me nxënësit e tyre.